Processing math: 33%
Skip to main content

Featured

Shumëzimi i thyesave me numra të plotë, dhe mes vete

Për të shumëzuar një thyesë me një numër të plotë shumëzojmë numëruesin e asaj thyese me atë numër , ndërsa emëruesin vetëm e pershkruajmë. Për shembull 3×14=34 Shembull 1.   Të konsiderojmë shumëzimin e numrit 3 me thyesën 14 Shembull 2.   Të konsiderojmë shumëzimin e numrit 5 me thyesën 27 Për të shumëzuar një thyesë me një thyesë tjetër, shumëzojmë numëruesin thyesës së parë me numëruesin e thyesës së dytë , si dhe emëruesin e thyesës së parë me emëruesin e thyesës së dytë . Shembull 3. Të konsiderojmë shumëzimin e thyesave 25 dhe 23 Shembull 4. Të konsiderojmë shumëzimin e thyesave 15 dhe 34 Për të luajtur një video-lojë ku përdoret shumëzimi i thyesave  kliko këtu Detyrë shtëpie Kryeni veprimet me thyesa a) 7×29 b) 511×8 c)  45×812 d) 67 

Llojet e thyesave

Thyesa \frac ab ku a< b quhet thyesë e rregullt.
Me fjalë: Thyesa tek e cila emëruesi është më i madh se numëruesi, quhet thyesë e rregullt.
Shembull: \frac 3 7\frac 2 5\frac 1 4


Thyesa \frac ab ku a>b quhet thyesë e parregullt.
Me fjalë: Thyesa tek e cila numëruesi është më i madh se emëruesi , quhet thyesë e parregullt.
Shembull: 
\frac 7 3\frac 9 2\frac 4 3


Numri q
ë përbëhet prej një numri të plotë dhe një thyese quhet numër i përzier.
Shembull: 
2\frac 3 74\frac 3 86\frac 2 7


Detyrë 1. Caktoni llojin e thyesave të mëposhtme dhe më pas paraqitni ato si pjesë të hijëzuara të figurave.

a) \frac 3 4
b) \frac 11 4
c) 2\frac3 4

Zgjidhje:

a)Tek thyesa e parë shohim se numëruesi është më i vogël se emëruesi, andaj ajo është thyesë e rregullt. 
b)Tek thyesa e dytë shohim se emëruesi është më i vogël se numëruesi, andaj ajo është thyesë e parregullt.
c) Tek thyesa e tretë shohim se ajo përbëhet nga një numër i plotë dhe një thyesë, andaj ajo paraqet numër të përzier.


Detyrë shtëpie:
1. Shkruani 5 shembuj të thyesave të rregullta (dhe vizatoni me figura)
2. Shkruani 5 shembuj të thyesave të parregullta
3. Shkruani 5 shembuj të numrave të përzier (dhe vizatoni me figura)






Popular Posts