Processing math: 32%
Skip to main content

Featured

Shumëzimi i thyesave me numra të plotë, dhe mes vete

Për të shumëzuar një thyesë me një numër të plotë shumëzojmë numëruesin e asaj thyese me atë numër , ndërsa emëruesin vetëm e pershkruajmë. Për shembull 3×14=34 Shembull 1.   Të konsiderojmë shumëzimin e numrit 3 me thyesën 14 Shembull 2.   Të konsiderojmë shumëzimin e numrit 5 me thyesën 27 Për të shumëzuar një thyesë me një thyesë tjetër, shumëzojmë numëruesin thyesës së parë me numëruesin e thyesës së dytë , si dhe emëruesin e thyesës së parë me emëruesin e thyesës së dytë . Shembull 3. Të konsiderojmë shumëzimin e thyesave 25 dhe 23 Shembull 4. Të konsiderojmë shumëzimin e thyesave 15 dhe 34 Për të luajtur një video-lojë ku përdoret shumëzimi i thyesave  kliko këtu Detyrë shtëpie Kryeni veprimet me thyesa a) 7×29 b) 511×8 c)  45×812 d) 67 

Paraqitja e thyesave në boshtin numerik

Fillimisht rikujtojmë se boshti numerik paraqet  një vijë të drejtë në të cilën janë vendosur numrat e realë.


Meqë thyesat po ashtu janë numra realë, atëherë si të tilla për to mund të përcaktohet pozita e tyre në boshtin numerik.

Do të konsiderojmë paraqitjen e thyesave të ndara në lloje:


1.Thyesat e rregullta

Në rastin kur thyesat janë thyesa të rregullta (pra, numëruesi më i vogël se emëruesi), atëherë dijmë se vlera e saj është numër më i vogël se 1 andaj edhe pozita e asaj thyese do të jetë mes nunmrave 0 dhe 1.

Shembull 1. Le të konsiderojmë thyesën \frac 6 8

Pra, thyesa \frac 6 8 është thyes e rregullt dhe si e tillë pozita e saj në boshtin numerik do të jetë mes numrave 0 dhe 1. Vizatojmë boshtin numerik të gjatë vetëm për aq sa na duhet.


Nga kuptimi i thyesave dijmë se emëruesi paraqet se në sa pjesë bëhet ndarja, meqë në rastin tonë emëruesi është 8 atëherë gjatësinë mes numrave 0 dhe 1 e ndajmë në 8 pjesë të barabarta.

Po ashtu nga kuptimi i thyesave dijmë se numëruesi paraqet se sa pjesë marrim nga ndarja e bërë paraprakisht, dhe meqë në rastin tonë numëruesi është 6 atëherë i bie që do të marrim 6 pjesë nga ndarja paraprake.

Pra, pozita e thyesës \frac 6 8 në boshtin numerik u përcaktua si më poshtë:

Shembull 2. Le të konsiderojmë thyesën \frac 1 4

Fillimisht meqë thyesa  \frac 1 4 është thyesë e rregullt, ajo ndodhet në boshtin numerik mes numrave 0 dhe 1, dhe meqë emëruesi i saj është 4 atëhere gjatësinë mes 0 dhe 1 e ndajmë ne 4 pjesë të barabarta:


Tani meqë numëruesi i thyesës  \frac 1 4 është 1, atëherë nga ndarja e mësipërme marrim veteë 1 pjesë:

Pra, pozita e thyesës  \frac 1 4 është përcaktuar si më poshtë:


2.Numrat e përzier
Dijmë që numrat e përzier paraqiten me anë të një numri të plotë dhe një thyese të rregullt.
Andaj si të tilla në boshtin numerik fillimisht caktojmë pozitën e numrit të plotë e më pas nga ai deri tek numri pasardhës shtojmë vlerën e thyesës së rregullt ngjashëm si më sipër.

Shembull 1. Le të konsiderojmë thyesën 2\frac 6 8



Meqë thyesa 2\frac 3 5 ka 2 të plota atëherë fillimisht marrim 2 të plota nga boshti numerik sikur më poshtë:


Tani shtojmë edhe thyesën \frac 3 5 . Mes numrit 2 dhe 3 bëjmë ndarje në 5 pjesë të barabata (meqë emëruesi është 5):
Dhe marrim 3 nga to (meqë numëruesi është 3)  si më poshtë:
Pra, pozita e thyesës  2\frac 3 5  në boshtin numerik është:


3.Thyesat e parregullta
Për të paraqitur thyesat e parregullta në boshtin numerik atëhere ato fillimisht i kthejmë në numra të përzier e më pas nga rasti i dytë dijmë se si ato t´i paraqesim në bosht numerik.

Shembull 1. Le të konsiderojmë thyesën \frac 13 5 .
Fillimisht shndërrojmë këtë thyes në numër të përzier.
\frac 13 5 =2\frac 3 5
Nga rasti i dytë mësuam se si këtë numër ta paraqesim në bosht numerik.

Për të luajtur një lojë lidhur me paraqitjen e thyesave në bosht numerik kliko këtu

Detyrë shtëpie 
Paraqitni thyesat e mëposhtme në bosht numerik:
a) \frac 3 5
b) 4\frac 5 8
c) \frac 16 7


Popular Posts