Rikujtojmë se tek thyesat a parregullta numëruesi është më i madh se emëruesi, andaj si të tilla mund të shndërrohen në numra të përzier, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
- Shohim sa herë shkon emëruesi në numërues dhe atë numër e shkruajm në fillim
- Dhe më pas shohim sa është mbetja, dhe atë numër e shkruajmë si numërues
- Dhe në fund emëruesin vetëm e përshkruajmë.
Detyrë 1. Të shndërrojmë thyesën \frac 7 3 në numër të përzier.
Pra, thyesa \frac 7 3 si numër i përzier shënohet 2\frac1 3
Detyrë 2. Të shndërrojmë thyesën \frac 18 5 në numër të përzier.
- Fillimisht shohim sa herë shkon 5 në 18
5 në 18 shkon 3 herë, andaj shkruajm numrin 3 në fillim - Tani emëruesin 5 vetëm e përshkruajmë
- Dhe në fund nga 5⋅3=15, shohim se na duhet edhe 3 për t´u bërë 18, andaj numrin 3 e shkruajmë në numërues
Pra, thyesa \frac 18 5 si numër i përzier shënohet 3\frac3 5
Detyrë 3. Të shndërrojmë thyesën \frac 5 2 në numër të përzier.
- Fillimisht shohim sa herë shkon 2 në 5
2 në 5 shkon 2 herë, andaj shkruajm numrin 2 në fillim - Tani emëruesin 2 vetëm e përshkruajmë
- Dhe në fund nga 2⋅2=4, shohim se na duhet edhe 1 për t´u bërë 5, andaj numrin 1 e shkruajmë në numërues
Pra, thyesa \frac 5 2 si numër i përzier shënohet 2\frac1 2
Detyrë 4. Të shndërrojmë thyesën \frac 14 3 në numër të përzier.
- Fillimisht shohim sa herë shkon 3 në 14.
3 në 14 shkon 4 herë, andaj shkruajm numrin 4 në fillim - Tani emëruesin 3 vetëm e përshkruajmë
- Dhe në fund nga 3⋅4=12, shohim se na duhet edhe 2 për t´u bërë 14, andaj numrin 2 e shkruajmë në numërues
Pra, thyesa \frac 14 3 si numër i përzier shënohet 4\frac2 3
Detyrë 5. Të shndërrojmë thyesën \frac 30 3 në numër të përzier.
- Fillimisht shohim sa herë shkon 3 në 30.
3 në 30 shkon 10 herë, andaj shkruajm numrin 10 në fillim - Tani nga 3⋅4=12, shohim se nuk kemi mbetje andaj nuk shënojmë asgjë tjetër.
Pra, thyesa \frac 30 3 si numër i përzier shënohet vetëm si 10
Për të luajtur një lojë ku mund të praktikoni njohuritë mbi shndërrimin e thyesave të parregullta në numra të përzier kliko këtu
Detyrë shtëpie. Shndërroni thyesën \frac 19 7 në numër të përzier.